E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, AMP arreston punonjësin e MZSH

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë Kyreinspektorin A. B., punonjës i Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi pranë MZSH-së Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, sipas nenit 291 të Kodit Penal.

Arrestimi ndodhi pasditen e sotme rreth orës 15:47 në aksin Cërrik – Elbasan, kur gjatë drejtimit të mjetit të tij jashtë shërbimit, u konstatuan nivele pozitive të alkoolit prej 0.87 mg/l nga shërbimet e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›