E Hënë, 2 Nëntor 2026

Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, në pranga policja në Korçë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjëse policie të komisariatit të Korçës, në sektorin e policisë së rendit.

Burime pranë AMP bëjnë me dije se shtetasja L.L, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga duke shkaktuar aksident dhe u përplasur me një shtyllë

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa policia mbërriti në vendngjarje për kryerjen e procedurave, rezultoi se punonjësja e policisë (jashtë shërbimit me mjetin e saj në pronësi) ka qenë në gjendje të dehur mbi normat e lejuara .

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›