Drejtori i Burgjeve ngre “alarmin”: Dronët mund të përdoren për atentat ndaj të burgosurve, na duhen para për sistemet

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, raportoi në Komisionin e Sigurisë Komëbtare, ku mes të tjerash vuri theksin edhe tek ngjarjet e fundit.
Ai foli lidhur me dronët e kapur mbi burgje, për të cilat theksoi se janë një shqetësim real mbi sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Qose tha se mjete të tilla fluturuese mund të përdoren edhe për atentati, duke iu montuar sasi plasëse. Sipas tij, të tillë dronë mund të përdoren për vrasjen e të burgosurve.
“Kemi bërë kërkesë për buxhetimin e sistemit anti-dron në të gjitha burgjet me qëllim parandalimin e të gjitha ngjarjeve”, tha Qose.
Kjo deklaratë vjen pas kapjes së dronit mbi burgun e Peqinit, me anë të të cilit u tentua që të futeshin telefona dhe kokainë. Po ashtu, dron është kapur edhe mbi burgun e Burrelit./vizionplus.tv