E Martë, 3 Nëntor 2026

Drejtori i Tatimeve, Binaj: Sistem digjital me bankat për mbledhjen e borxheve

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, bën të ditur se një sistem elektronik do të ndërtohet së bashku me bankat për bllokimin e llogarive bankare, si një masë e mëtejshme për subjektet që nuk shlyejnë detyrimet në kohë, edhe pas lajmërimeve të kryera.

Në një intervistë televizive, ai theksoi se, “një masë që po implementojmë është ngritja e një sistemi digjital, i cili do të lehtësonte dhe përshpejtonte bllokimet dhe zhbllokimet e llogarive për subjektet të cilat nuk paguajnë në kohë”.

Sipas tij, përpjekja për të mbledhur borxhin është e vazhdueshme dhe rritja ka qenë e menaxhueshme nga administrata tatimore.

Binaj tha se, “vlera më e madhe lidhet me tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore, ndërsa zërin kryesor e zënë bizneset e tregtisë, pastaj të prodhimit”.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›