E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale

TIRANË, 19 janar/ATSH/- Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Llabani ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr trajtim mjekësor.

Në ambientet e spitalit ndodhet edhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose.

Edmond Llabani u emërua në detyrën e drejtorit të komanduar të burgut të Durrësit katër ditë më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›