E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Drejtori i ujësjellësit të Elbasanit, në SPAK/ Disa ditë më parë, BKH kreu kontrolle në bizneset e Luan Tabakut

Drejtori i Ujësjellësit Elbasan, Luan Tabaku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), këtë të mërkurë.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se disa ditë më parë, BKH kreu kontroll në bizneset e Tabakut.

Dyshohet se zyrtarë të ujësjellësit, janë ndikuar nga personazhe të botës së krimit, lidhur me dhënien e tenderave publikë.

“Ka nisur një hetim, dyshohet se janë ndikuar nga personazhe të botës së krimit, kontretiksht me Suel Çelën. Dyshohet se kanë lidhje me dhënien e tenderave publikë”, raportoi ndër të tjera, gazetari Leka./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›