E Premte, 6 Nëntor 2026

Drejtoria e Burgjeve dhe Këshilli i Evropës, forcim i bashkëpunimit për përmirësimin e sistemit penitenciar - ATSH -

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Këshilli i Evropës synojnë të forcojnë bashkëpunimin për përmirësimin e sistemit penitenciar shqiptar, respektimin e të drejtave të njeriut dhe përafrimin e praktikave institucionale me standardet evropiane.

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, zhvilloi një takim me drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, Giulia Re.

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin mes dy institucioneve, si dhe mundësitë për zgjerimin e tij në funksion të zhvillimit dhe reformimit të sistemit penitenciar.

Sipas DPB, vëmendje e veçantë iu kushtua respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria, përmirësimit të kushteve në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe garantimit të standardeve të trajtimit të tyre.

Bodo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Këshillit të Evropës, ndërsa rikonfirmoi angazhimin e institucionit që drejton për vijimin e reformave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.


/e.i/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›