E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dritan Agolli në SPAK/ Kreu i FSHZH dha sqarime për një tender për projektin ‘100 fshatrat’

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Për 8 orë Agolli ka dhënë sqarime në lidhje me një tender për projektin “100 fshatrat”. Tenderi është kallëzuar në SPAK në vitin 2022 nga Partia Demokratike.

Në vitin 2019 Agolli u emërua drejtor i përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe u rizgjodh në janar të këtij viti.

Ai ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës, në vitet 2002, deri në 2011. Ka qenë drejtor i Urbanistikës, drejtor i Punëve Publike dhe administrator i përgjithshëm i Bashkisë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›