E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga ne Prage Katerina Xhelonga televizioni ne diplomaci

Te tjera rreth shkrimit FOTO TIRANE- Nga show girl ne televizonin shteteror ne majen e diplomacise. Ky eshte kapercimi i Katerina Xhelos konsulles aktuale te Shqiperine ne ambasaden shqiptare ne Prage Ceki. Fytyra e njohur qe shfaqej ne ekranin e TVSH-se dhe prej vitit 2003 si pjese e trupit diplomatik te Shqiperise tashme eshte e lidhur me skandalin e trafikut te droges ne Ceki sepse kosovari i akuzuar perdorte makinen e konsulles Xhelo per ta bere kete trafik pa u ndaluar nga policia.
Katerina Xhelo qe per shumekend mbahet mend si imazh televiziv e ka nisur karrieren ne diplomaci ne vitin 2003 si sekretare prane ambasades shqiptare ne Prage kur trokiti per here te pare per te gjetur pune. Ne vitin 2006 ajo u emerua si sekretare e pare e ambasades dhe me pas kapi postin e konsulles ne te cilin eshte aktualisht.
Ne profilin e saj ne rrjetin social Facebook Xhelo ka ekspozuar fotot me te mira te rinise dhe ato te jetes ne Prage mes parfumeve trendafilave dhe antikuareve. Duke mos harruar te komentoje edhe statusin shoqeror prej beqareje dhe ne kerkim te kandidateve per partnere nga Europa deri ne Australine e larget. Cudi me boten mashkullore i kerkojne femrat te kuruara vetem te rimeli i syve...rralle kthen koken ndonje e te shohe thelle ne shpirt ...bote komerciale e dashur-thote Xhelo ne nje koment duke iu pergjigjur nje mikeshe ne FB. Ndersa nje shoqe i thote mes te tjerash Ne kinematografi duhet te kishe bere karriere Katerin...jo se ne diplomaci je keq por anyway... do te kishe shkelqyer edhe ne filma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›