E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga në zonën e Kashnjetit/ Gjykata e Lezhës dënon me 17 vite e 8 muaj burg tre persona

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg, në total, tre të pandehur për kultivim bimësh narkotike në zonën e Kashnjetit.

Armando Ndreca u gjet fajtor për kryerjen e veprave penale Kultivimi i bimëve narkotike dhe Vjedhja e energjisë elektrike dhe u dënua me 4 vite e katër muaj burg.  Po ashtu, dy personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, Elvis Shpellzaj dhe Armel Nikdukaj, u dënuan me nga 6 vite e 8 muaj burg secili.

Ata u arrestuan nga Policia e Lezhës në prill të 2024, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një stan për kultivimin e drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›