Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy shtetase të huaja në Tiranë dhe klienti i tyre shqiptar

Policia e Tiranës ka arresuar tre persona të cilët akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prostitucion”.
Në pranga kanë rënë dy shtetaset e huaja A. D., 33 vjeçe dhe D. T., 22 vjeçe dhe 36-vjeçari shqiptar, shtetasi V.K.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të përbashkët, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e poseduar nga shtetasi V. K.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ishte klient i dy shtetaseve të huaja, të cilat dyshohet se ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit./vizionplus.tv