E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Drogë me postë nga Tajlanda/ Goditet grupi kriminal, 3 të arrestuar në Tiranë (EMRAT)

Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës për trafikim lëndësh narkotike.

Në pranga kanë rënë 25 vjeçarët Igli Pallosha, Ralf Zoga dhe Eris Krymbi, të cilët dyshohet se kanë trafikuar kanabis me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar sasia prej 520 gramësh me përqindje të lartë THC, me vlerë 11 000 euro, shuma parash, aparate celulare, sende me vlerë dhe prova të tjera materiale./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›