E Premte, 6 Nëntor 2026

Dubai jo më strehë e kriminelëve?/ Ministria e Drejtësisë, tre draft marrëveshje për Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në ministrinë e Punëve të Jashtme, 3 draft-marrëveshje, të cilat pritet t’i nisen Emirateve të Bashkuara Arabe.

Draft- marrëveshjet kanë në thelb ekstradimet e transferimet e të dënuarve dhe të shpallurve në kërkim ndërkombëtar.

Këta të fundit janë strehuar në Dubai duke përfituar nga hapësira ligjore që ofron mungesa e një marrëveshejeje dypalëshe për ekstradimet.

Ky është një shqetësim i ngritur shpeshherë edhe nga prokurorët e posaçëm dhe drejtuesi i kësaj strukture, Altin Dumani.

Kjo pasi kokat e krimit drejtojne veprimtarine kriminale nga Dubai dhe i shpetojne ndeshkimit nga drejtesia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›