E Martë, 3 Nëntor 2026

Dumani: Hera e parë që shqiptarët fokusohen te drogërat sintetike

Për herë të parë, vihet re një “orientim” drejt drogërave sintetike të shqiptarëve që merren me trafikimin e lëndëve narkotike. Është ky rasti më i fundit për të cilin Struktura e Posaçme AntiKorrupsion dhe autoritetet nordike të drejtësisë dhanë detaje, në një konferencë të përbashkët për operacionin antidrogë.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, e veçoi si një gjë që prokurorëve u ka bërë përshtypje.

“Aty në Finlandë s’janë vetëm shqiptarë, ka finlandezë dhe shtetas të ndryshëm. Ne na ka bërë përshtypje që ka grupe që kanë fokus dhe shitjen e drogërave sintetike. Deri tani kemi parë që ka patur kokainë, heroinë, marijuanë, është hera e parë që janë të fokusuar edhe te droga sintetike. Janë sasi të mëdha se janë droga sintetike, madje kemi kapur edhe ekstazi dhe të gjithë e dimë rrezikun që paraqesin për konsumatorin këto lloj drogërash”, tha ai.

Më tej, shtoi se “kokat” e grupit kriminal preferonin të drejtonin aktivitetin nga Shqipëria, ndërkohë që bazat ishin në Finlandë.

“Tipologjia është e tillë, në mënyrë periodike dërgonin shqiptarë që shkonin në baza dhe fillonin me shitjen”, deklaroi Dumani.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›