E Martë, 3 Nëntor 2026

Dumani: Kemi nisur punën për hetimin e krimeve zgjedhore

Kreu i SPAK Altin Dumani është duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, ku ka bërë me dije se Prokuroria e Posaçme ka nisur punën për hetimin e krimeve zgjedhore gjatë 2025.

Ai tha se duke qenë se 2025 do të jetë vit zgjedhor, SPAK do të këtë në vëmendje krimet elektorale, teksa shtoi më tej se janë trefishuar veprat penale të hetuara për zgjedhjet e 2023.

“Ne kemi nisur përgatitjet dhe në janar do bëjmë prezent publike strategjinë që do ndërtojmë për veprat penale të vitit 2025. Kemi nisur punën që tani për t’i dalë përpara punës. Është trefishuar numri i krimeve zgjedhore që janë hetuar”, tha Dumani. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›