E Diel, 1 Nëntor 2026

Dumani jep shifrat e krimit zgjedhor, kreu i SPAK: 192 raste të dyshuara, kontrolle në banesa e zyra

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka bërë publike shifrat për hetimet mbi krimet zgjedhore të 11 majit, duke deklaruar se janë evidentuar 192 raste të dyshuara, ndërsa bëri të ditur se janë ushtruar kontrolle në banesa, zyra personale, dhe janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejimin e kontrollit të dokumenteve dhe materialeve me interes hetimor.

“40 materiale janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, 17 janë bashkuar me dosje ekzistuese, ndërsa një pjesë është ende në proces verifikimi,” u shpreh Dumani. Ai bëri të ditur se janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për kontrolle banesash dhe zyrash, si dhe janë sekuestruar prova dhe dokumente që i shërbejnë hetimit”, tha Dumani.

Gjatë diskutimit për situatën zgjedhore, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri thirrje të drejtpërdrejt Kuvendit për reformë të re.

“Gjetjet nxisin nevojën për një reformë të thellë ligjore dhe institucionale me qëllim sigurimin e integritetit të plotë të zgjedhjeve. Me konstituimin e ri të Kuvendit në shtator, të nisë puna për të adresuar të gjitha problematikat me procesin zgjedhor. Duhet të vlerësojmë çfarë secili aktor politik apo institucional duhet të bëjë ndryshe ose më mirë në kuadër të përgjegjësive që ka”, tha Celibashi.

Ndërsa Avokatja e Popullit tha se gjatë kësaj fushate elektorale, gjuha e përdorur nga politika ka qenë më e përmbajtur.

Klima elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit bënë bashkë në një tryezë analitike paszgjedhore kreun e KQZ Ilirjan Celibashi, Kreu i SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe Ambasadorin Britanik në Shqipëri Nick Abbott./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›