E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dumani takohet me kreun e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në fokus sundimi i ligjit dhe hetimet e përbashkëta

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pritur në një takim nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, me të cilin biseduan për insensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për sundimin e ligjit dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.

Në fjalën e tij, kreu i SPAK ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga ana e tij, Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›