Dumfries, Lautaro, Calhanoglu e Pio, Interi nuk gabon

Gjithçka e lehtë për Interin në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve. Zikaltërit mposhtën Union Saint-Gilloise 4-0 dhe mbeten me pikë të plota(9 pikë).
Italianët patën një nisje tronditëse, me Sommer që u detyrua të bënte dy pritje të shkëlqyera ndaj David dhe Rasmussen, dhe Lautaro që ndërhyri në vijën e finishit për të shmangur rrezikun që vinte nga Burgess.
Ndërsa minutat kalonin, zikaltërit u forcuan, me Espositon që dështoi të shfrytëzonte dy raste të mira, por drejt fundit të pjesës së parë, ndeshja ndryshoi në favor të tyre. Dumfries zhbllokoi sfidën në minutën e 41-të, ndërsa Lautaro(46′) dyfisho shifrat.
Në minutën e 53-të, Calhanoglu vulosi fitoren me një penallti perfekte të akorduar nga VAR. Esposito në minutën e 76-të kompletoi “pokerin” duke shënuar golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve.