Durrës, një i arrestuar dhe një në procedim penal për kontrabandë mallrash

TIRANË, 30 prill/ATSH/ Një shtetas 50-vjeçar u arrestua dhe një tjetër po ndiqet penalisht nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit për kontrabandim të mallrave.
Sipas Policisë, A. P., banues në Shijak u arrestua pasi në kamionin që drejtonte, u gjetën 3300 palë veshje të dyshuara të kontrabanduara pa dokumentacion shoqërues.
Gjithashtu Policia ka nisur procedimin penal Sh. D., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kamionçinën që drejtonte, u gjetën sasi pijesh alkoolike dhe 86 shishe me këtë produkt, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk kishin dokumentacion shoqërues.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
/k.s/r.e/a.f/