Durrës, shpërthen me eksploziv një makinë afër shkollës
Shpërthimi i dytë brenda dy ditëve në Durrës. Sipas policisë, automjeti me targa AA 262 JX në pronësi të shtetasit Julian Tuku, ka qenë I parkuar kur ka ndodhur shpërthimi. Policia njoftoi se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 17.33 në plazh, sektori Hekurudha. Automjeti i markës Volvo ka qenë I parkuar pranë shkollës 8-vjeçare Bajram Curri.
“Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme material dhe jo në njerëz” njoftojnë uniformat blu, ndërkohë që policia është duke hetuar shkaqet, dhe autorët e kësaj ngjarjeje.
Një ditë më parë, po në këtë qytet, iu bë atentat me eksploziv biznesmenit Ardian Trota, I cili kishte të regjistruar precedentë të mëparshëm penalë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
