E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrësi i mbushur me pushues, sezoni i plazhit vijon ende, dominojnë shqiptarët e Kosovës

Edhe pse sezoni veror ka kaluar kulmin, plazhi i Durrësit vijon të frekuentohet nga dhjetëra pushues vendas dhe të huaj.

Kjo periudhë e vitit sjell një atmosferë më të qetë, larg zhurmës dhe fluksit të madh të gushtit, duke e kthyer bregdetin në një vend ideal për pushime relaksuese.

Dy prej pushuesve që ndodheshin sot në plazh u shprehën të kënaqur me kushtet që ofron Durrësi në këtë kohë.

Një pushues nga Kosova thotë se tani është gjithçka e rregullt, çmimet janë të arsyeshme dhe atmosfera është shumë e këndshme.

“Është shumë më qetë, më pak njerëz dhe mund të shijosh detin pa rrëmujën e muajve të verës,” tha një prej tyre.

Një tjetër pushues theksoi se pastërtia dhe çmimet e shërbimeve janë arsye të tjera pse ia vlen të zgjidhësh Durrësin për pushime në shtator.

Plazhi i Durrësit mbetet kështu një destinacion i preferuar jo vetëm gjatë muajve të verës, por edhe në fillim të vjeshtës, duke ofruar relaks, shërbime cilësore dhe një det të pastër për vizitorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›