E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrësi, kryeqendra e përmbytjeve/ Gazetarja: Hidrovori në Hamallaj është funksional

Qyteti i Durrësit u zgjua sërish nën pushtetin e ujit. Reshjet e pandërprera e kthyen për disa orë jetën e përditshme të banorëve në një betejë me përmbytjet, ku rrugët u shndërruan në lumenj dhe shtëpitë në hapësira të pasigurta.

Një ditë pas përmbytjeve, megjithëse situata paraqitet më e qetë, pasojat mbeten të rënda. Ajo që ka mbetur pas është kryesisht jofunksionale, ndërsa banorët vijojnë të kërkojnë ndihmë.

Gazetarja Bleona Prengëzaj raporton se hidrovori në Hamallaj është funksional, si ai i ri ashtu edhe i vjetri. Qytetarët nuk e kanë kuptuar momentin se si uji ka vërshuar në banesat e tyre, ndërsa kanë mjaftuar vetëm disa orë për të pasur këtë prani uji në qytet.

Nga Emergjencat Civile po bëhet e mundur largimi i ujit, ndërsa në zonën e Urës së Dajlanit dhe në Nishtullë uji është jo vetëm në lagje, por edhe në rrugë.

/ abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›