E Hënë, 2 Nëntor 2026

Durrësi përmbytet nga reshjet, 300 banesa nën ujë, zonat më problematike

Shtabi i Emergjencave ka raportuar për një situatë të rënduar nga përmbytjet në Durrës, pas reshjeve intensive të shiut.

Aktualisht, rreth 300 banesa janë të mbuluara nga uji, ndërsa ekipet e emergjencave po punojnë për largimin e tij.

Sipas raportimeve zyrtare, situata më problematike paraqitet në Durrësin e Ri, Shkozet, Nishtullë dhe Plazh, ku qindra familje janë prekur nga përmbytjet. Konkretisht:

???? 200 banesa të përmbytura në Durrësin e Ri
???? 60 shtëpi në Shkozet dhe Plazh
???? 20 banesa në Sukth
???? 10 në Katund të Ri
???? 5 në Rrashbull
???? 4 në njësinë administrative 4 dhe 1 banesë në njësinë 1

Megjithëse gjendja në akset kryesore rrugore është normalizuar, Durrësi i Ri, Nishtulla, Shkozeti dhe Plazhi vijojnë të përballen me probleme të mëdha për shkak të prezencës së ujit.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse, mjetet e rënda dhe punonjësit e ndërmarrjeve janë angazhuar maksimalisht në terren për të ndihmuar qytetarët dhe për të përmirësuar situatën sa më shpejt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›