E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy fëmijë nga Shqipëria në finalen e Kolonisë Ndërkombëtare të Pikturës në Manastir

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Kolonia Ndërkombëtare e Pikturës këtë vit kremton jubileun e 45-të.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar të përvitshëm i cili zhvillohet në Manastir (Bitola), marrin pjesë edhe fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Në kuadër të 45-vjetorit, fëmijët pjesëmarrës realizuan punime të frymëzuara nga arkitektura e ndërtesave të vjetra të qytetit te Manastirit.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë mori pjesë me 10 piktorë të vegjël, të talentuar, të cilët paraqiten krijimtarinë dhe pasionin e tyre artistik.

Drejtoresha e QKKF, Melsi Qirici bëri të ditur se, Emili Lahukaj dhe Sabrina Pogoni kaluan në finalen e kësaj kolonie piktorësh.

Gjithashtu, katër nga nxënëset pjesëmarrëse në ditën e parë të kolonisë u vlerësuan me diploma me titullin “Të rinjtë premtues të Kolonisë”: Amelia Plaku, Rubina Bejaj, Ermina Plaku, Rea Bejko.

Drejtoresha Qirici uroi dhe falënderoi fëmijët pjesëmarrës për talentin, përkushtimin dhe emocionet që sollën në këtë aktivitet të veçantë.

Kolonia Ndërkombëtare e Pikturës në Manastir – Foto: QKFF

1 nga 18

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›