Dy persona humbën jetën nga asfiksia gjatë festimeve të Kupës së Botës në Meksikë

Dy persona ndërruan jetë nga asfiksia gjatë festimeve të Kupës së Botës në Mexico City. Lajmin e bëri me dije sekretariati i shëndetësisë i kryeqytetit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Më shumë se një milion njerëz u mblodhën në rrugët e Meksikos, kryesisht rreth monumentit të “Engjëllit të Pavarësisë”.
Nhihma e shpejtë nuk ka ardhur në kohë për një vajzë 19-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar, të cilët ndërruan jetë nga asfiksia. A.V.