Dy pretenca për kopshtarin/ Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët kërkojne dy dënime të ndryshme për Festim Bexhdilin

Një situatë jo e zakontë është krijuar në Gjykatën e Apelit të Posacme, në procesin për zhdukjen e Jan Prengës, më 17 janar 2020 në ku u rrëmbye dhe u vra në kompleksin ‘Golden” në Shijak. Dy prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Elida Kaçkini, pavarësisht se ka disa vite që hetojnë të njëjtën çështje, kanë mbajtur qëndrim të ndryshëm në séance për të pandehurin Festim Bixhdilin, kopshtarin e resortit ku ndodhi zhdukja e Jan Prengës.
Konkretisht Prokurorja Kaçkini kërkoi të mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm, ndërsa prokurori tjetër Behar Dibra kërkoi dënimin me 20 vite burg.
“Ne vlerësojmë që vendimi i GJKKO që është dhënë për Festim Bexhdilin duhet të lihet në fuqi si vendim i mbështetur në ligj dhë prova. I pandehuri duhet të deklarohet fajtor sa i përket veprave penale që kemi ngritur për të. I pandehuri është gjendur në kompleks, referuar pamjeve filmike, në orën 11:19 dhe shkon në drejtim te një garazhi dhe më pas shfaqet duke pasur një vëmendje të shtuar ndaj aparatit celular. Ai shfaqet duke pritur në derën hyrse të garazhit. Në këtë derë më pas futet makina Audi A6 që i përket Altin Hajrit. Kjo mënyrë ndërveprimi, tregon që ata kanë pasur dijeni dhe secili prej të pandehurve drejtohet drejt kompleksit për të kryer rolet e tyre.”
Nga ana tjetër prokurori Behar Dibra tha se nuk ka prova në kuadër te bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, që të jetë kryer nga Bexhdili.
“Prezenca e Festim Bexhdilit brenda në kompleks në orën 12:15 mund të ketë qenë për arsye të punëve e tij. Nuk ka asnjë provë që Festim Bexhdili njihte Aldo Majnishtën, Korado Geshtenjën, Dritan Rexhepin. Festim Bexhdili ndihmon Majnishtën dhe Martin Bletën të nxirte Jan Prengën nga bagazhi i makinës dhe më pas e zhvendosin në një automjet tjetër. Nuk ka prova të gjetjes fizike të Jan Prengës, nuk mund t’i kërkojmë të pandehurit të thotë diçka që ai mbasë nuk e di”.
I pandehuri Festim Bexhdili u shpreh dakord me ato që kishte deklaruar dhe me faktin se ai kishte vepruar nga frika në ato caste. Gjendur në këtë situatë, Gjykata e Apelit të Posaçëm, shtyu shpalljen e vendimit në datë 25 korrik./abcnews.al