Dy të moshuarit debatuan fillimisht, më pas burri mori armën, si ndodhi vrasja në Roskovec, detajet

Dyshohet se një debat mes bashkëshortëve ka çuar në përplasjen e fortë dhe aktin fatal të vrasjes në fshatin Kuman të Roskovecit. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 14:30, teksa viktimat janë Dashurie Rrapaj, rreth 75 vjeçe dhe Shefit Rrapaj, 80 vjeç.
Gazetarja Laureta Roshi raportoi për RTSH se mes dy të moshuarve ka pasur një debat fillimisht. Më pas 80-vjeçari ka marrë një armë zjarri, pushkë dhe ka qëlluar bashkëshorten Dashurien. Pas vrasjes së bashkëshortes, i moshuari ka qëlluar dhe veten.
Krimi i rëndë ka tronditur banorët e zonës, të cilët shprehen të shokuar nga ngjarja. Ndërkohë trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, ku pritet t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore. Policia po kryen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, duke mbledhur provat dhe marrë në pyetje dëshmitarë të mundshëm apo familjarë të viktimave.