Dy vatra zjarri në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat në fshatin Lapardha

Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.
Fusha e mbetjeve urbane të qytetit është përfshirë sërish nga flakët, të cilat janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës.
Aktualisht zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha, në bashkinë e Selenicës.
Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat.
Banorët së bashku me zjarrfikësit e Selenicës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve./vizionplus.tv