E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy viktima në dy aksidente/ Makina shtyp gruan në Korçë, 71 vjeçari bie nga motori

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 43-vjeçare ndodhi gjatë natës në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Një makinë përplasi për vdekje gruan, nënë e tre fëmijëve. Policia është njoftuar nga vetë drejtuesi i automjetit, i cili është munduar edhe t’i japë ndihmën e parë 43-vjeçares.

Ndërkohë, edhe në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesarat, një 71-vjeçar humbi jetën, pasi motomjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›