E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshohet atak kardiak, 42-vjeçari ndërron jetë gjatë një ndeshjeje futbolli në Vlorë

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Novoselë, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje futbolli.

Sipas policisë, 42-vjeçari është goditur nga topi në pjesën e kraharorit gjatë lojës, çka ka sjellë rrëzimin e tij në fushë.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Nga veprimet e para hetimore, autoritetet dyshojnë se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›