Dyshohet se morën peng për gjobëvënie një person në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

Katër persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një rast pengmarrje në qytet. Sipas burimeve për RTSH 24, personat e shoqëruar dyshohet se prej disa ditësh mbanin të izoluar një shtetas në një banesë, me qëllim ushtrimin e presionit për gjobëvënie.
Ngjarja ndodhet ende në fazën hetimore, ndërsa policia ka nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore për secilin prej të shoqëruarve.
/rtsh.al/