Dyshohet se qëlloi me thikë 31-vjeçarin Egli Pashollari, dalin pamjet kur autori largohet me bashkëshorten

Gazment Buçpapaj, autori i dyshuar i vrasjes së Egli Pashollarit, është kapur në kamera teksa largohet me bashkëshorten pas ngjarjes së rëndë.
Ashtu siç shihet edhe në pamje, Buçpapaj largohet me shpejtësi së bashku me bashkëshorten në një nga rrugicat e zonës “Kongresi i Lushnjës”.
Ngjarja e rëndë u regjistrua të premten e 20 shkurtit rreth orës 15:40 në zonën e njohur si ish-Parku ku Pashollari u sulmua me thikë nga autori i dyshuar Gazment Buçpapaj, pas konfliktit verbal të nisur mes tyre.
/rtsh.al/