E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Vajdin Lames, maqedonasi dëshmon në SPAK

Ky person që po del nga dera e SPAK është Joshko Çervenkovski, një shtetas maqedonas që ka dëshmuar sot për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe mikut të  tij Artan Arsi, ne vitin 2005 në ashensorin e pallatit ku ai banonte, pranë Parkut të Liqenit në Tiranë.

Çervenkovski, u thir për të dhënë shpjegime, pasi emri i tij doli si i përfshirë në krimin e rëndë, bazuar në dëshminë e të penduarit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi i cili që nga viti 2020 ka zbardhur disa krime të rënda.

Asokohe, Reçi tregoi rolin e Joshko Çervenkovsit në atentatin mafioz. Sipas dëshmisë së të të penduarit të drejtësisë, ai ishte thirrur nga Lul Berisha që I kishte kërkuar t’i siguronte një minë të përgatitur nga Çervenkovski.

Sipas Recit, pas përgatitjes së lëndës ekzplozivem në atentat morën pjesë Viktor Ymerin, si organizator nga burgu dhe grupi i Emiljano Shullazit.

Pak muaj para se të ekzekutohej në pallatin e tij, Vajdin Lame i kishte shpëtuar një tjetër atentati. Në 15 tetor të vitit 2004, ndaj tij u qëllua me armë në qendër të Tiranës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›