E Premte, 6 Nëntor 2026

E akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Flash

Lapsi.al 3 November 2026

E akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, ish-drejtuesja e

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderave të AKSHI-t. Karçanaj është paraqitur në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Hetimet e SPAK lidhen me dyshime për manipulimin e procedurave të prokurimit publik, favorizimin e kompanive të caktuara dhe pengimin e konkurrencës së lirë në tenderat me vlera të larta të zhvilluar nga AKSHI. Në të njëjtën dosje janë përfshirë edhe persona të tjerë, mes tyre biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, si dhe ish-zyrtarë të institucionit. Prokuroria po heton gjithashtu dyshime për konkurrencë të paligjshme përmes presionit, heqje të paligjshme të lirisë dhe pastrim të parave.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›