E Hënë, 2 Nëntor 2026

E diel me mot të paqëndrueshëm, zonat ku priten reshje shiu

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat priten të jenë më të dukshme në zonat malore të juglindjes. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe të përqendruara kryesisht në pjesën e parë të ditës në zonën qendrore të vendit. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe do të ndërpriten gradualisht në mesditë.

Era do të fryjë nga verilindja me një shpejtësi mesatare prej 10 metra në sekondë, ndërsa në lugina dhe zona bregdetare do të arrijë deri në 16 metra në sekondë. Deti do të paraqitet i trazuar, me valëzim nga 3 deri në 4 ballë në Adriatik dhe Jon.

Temperaturat do të regjistrohen në këto vlera:
• Zonat malore: nga 9°C deri në 17°C
• Zonat e ulëta: nga 11°C deri në 19°C
• Zonat bregdetare: nga 9°C deri në 20°C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›