“E gjetëm të vdekur”, nënë e bijë mohojnë para Gjykatës vrasjen e Anesti Ramës

Tre të dyshuarit për vrasjen e Anesit Rama në Fier janë paraqitur sot para gjykatës, ku mohuan çdo përfshirje në ngjarjen e rëndë. Të pandehurit janë: vajza e viktimës, Emalinda Rama, 26 vjeçe; nëna e saj, Valbona Rama, 53 vjeçe; dhe Çlirim Dogani, 55 vjeç, banues në Arapaj.
Avokati Kastriot Dyrmishi, i thirrur në procesin e hetimit tha për mediat se deklaratat e dhëna nga të arrestuarit janë kontradiktore me ato që kanë bërë gjatë fazës së hetimit.
“Sot e mohuan plotësisht faktin e përfshirjes në vrasjen e Anesit Rama. Thanë: ‘E kemi gjetur të vdekur, nuk dimë asgjë thanë,” u shpreh Dyrmishi.
Avokati shtoi se Emalinda Rama është shfaqur e paqëndrueshme gjatë procesit: “Ajo ka pretenduar se një vit më parë ka pasur marrëdhënie me Çlirim Doganin.”
View this post on Instagram
Ndërkohë, Dogani ka mohuar çdo përfshirje në krim dhe ka kërkuar të sqarohet pozita e tij. “Nuk kam asnjë informacion për veprën që më akuzohet. I njoh vetëm si qytetare,” ka deklaruar ai para gjykatës.
Ndërsa hetimet vijojnë, autoritetet po punojnë për të verifikuar rrethanat e vrasjes dhe për të sqaruar rolin e secilit të dyshuar në këtë ngjarje të rëndë.
/vizionplus.tv