E Diel, 1 Nëntor 2026

E hëna me mot të kthjellët në të gjithë vendin

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë gjatë ditës së hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare, të cilat nga mesdita deri në orët e pasdites do të shfaqen në zonat me reliev të lartë malor.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo do të arrijë deri në 15 m/s, duke sjellë valëzim në dete me forcë 1-3 ballë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›