“E kanë bërë ‘Real Estate’ faqen tënde të Instagramit”, Dijonisi konfuzon fermerët me informacione të pavërteta nga jashtë

Me rikthimin e tij në “Ferma VIP”, Dijonisi nuk ka kursyer informacionet e pavërteta nga jashtë.
Ai ka bërë batuta me fermerët për faqet e tyre të “Instagramit”. Dijonisi i thotë Baby G se llogarija e saj e instagramit është kthyer në një ‘Real Estate’.
“Në instagramin tënd hedhin përditë: Shesim makina, jepet apartament me qera. Apartament 1+1 në Tiranë thonin, kontaktoni. E kanë bërë ‘Real Estate’ faqen tënde”, tregon mes batutash Dijonisi. /vizionplus.tv
https://www.instagram.com/reel/C7PxklNoeK6/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==