“E mban mend dosjen “184”? Manja dhe Alibeaj shkëmbejnë akuza në Kuvend: Shko dhe pyet Berishën se ai i di mirë datat

Deputeti Enkelejd Alibeaj mori fjalën në Kuvend, pasi ministri Ulsi Manja iu përgjigj pyetjeve të interpelancës në lidhje me amnistinë penale.
Alibeaj dhe Manja kanë shkëmbyer akuza me njëri-tjetrin, duke thënë se secili prej tyre duhet të ishte tashmë në burg.
“Ka një problem nëse do ta kishim SPAK të krijuar në 2017 jam i bindur se kjo Amnisti nuk do të kishte kaluar në Kuvend sepse me standartet e SPAK simbole të korrupsionit dhe zyrtarë të lartë që më kërkojnë mua sot interpelancë do të ishin në burg. Ju liruat 40 banditë…Ke qenë ministër asokohe. Vitin e mbaj mend tamam, shko dhe pyet Berishën se ai i di mirë datat. Dilni këtu dhe jepni emra”, tha Manja.
“Paske liruar 8, 18, 26, 46. Ndryshe nga ç’betoheshe një muaj më parë. Së dyti e patë që nuk mbajti asgjë për vete. Tha e votuat ju e mbani për vete. E kemi peshqesh nga bashkimi një muaj më parë.
Nëse do të bëhej në 2017 nuk do e votoje se do ishte te 313. E mban mend dosjen “184” e Dibrës?
Kam kërkuar nga SPAK dhe do t’i marr për të kuptuar të vërtetën për Amnistinë. Gënjeshtra e amnistisë u shkëput si maska nga fytyra e Ulsiut dhe atyre që e votuan, SPAK demaskoi qeveritarët sepse 100 të dënuar nga GJKKO përfituan”, iu përgjigj Alibeaj. /vizionplus.tv