E Diel, 1 Nëntor 2026

E mërkurë 10 dhjetor, mot kryesisht i kthjellët

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë alternime vranësirash mesatare të larta transparente, të përqendruara në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në bregdet e kryesisht atë jugperëndimor dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 14 m/s, me valëzimin në det të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 5/17 Diell pak re
Kukës 2/14 Diell pak re
Lezhë 6/16 Diell pak re
Dibër 4/12 Diell pak re
Durrës 7/20 Diell pak re
Tiranë 8/20 Diell pak re
Elbasan 9/20 Diell pak re
Berat 5/19 Diell pak re
Vlorë 8/19 Diell pak re
Korçë 4/10 Diell pak re
Gjirokastër 3/20 Diell pak re
Sarandë 9/20 Diell pak re

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›