E moshuara gjendet pa jetë në banesën e saj në Maliq, fqinjët kishin javë pa e parë

Në Maliq, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në bllokun nr. 2 të qytetit . Lajmin e ka dhënë policia, pas sinjalizimit nga fqinjët, të cilët nuk e kishin parë për një kohë të gjatë dhe nuk merrnin përgjigje nga thirrjet e tyre.
Shërbimi zjarrfikës i bashkisë Maliq ka hapur derën e banesës, ku është konstatuar e moshuara e pajetë. Mendohet se ajo ka ndërruar jetë të paktën dy javë më parë.
Policia është në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur shkaqet e vdekjes.
/rtsh.al/