E nderuar zonjë, Stjarnerklint, Të nderuar pjesëmarrës! Tematika e këtij publikimi periodik të programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe autorësia e tij nga shoqëria civile
E nderuar zonjë, Stjarnerklint,
Të nderuar pjesëmarrës!
Tematika e këtij publikimi periodik të programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe autorësia e tij nga shoqëria civile më shtyn të thellohem më tej në analiza dhe konkluzionet, në rekomandimet që jepen, të cilat në këndvështrimin tim, përfaqësojnë ide të reja, që përkojnë me programet qeverisëse dhe atyre që kërkon të realizojë qeveria përmes reformes së decentralizimit dhe nismave të zhvillimit rajonal. Pra duhet të përfitojmë nga ky rast për të risjellë në vëmendjen tonë disa çështje të rëndësishme që meritojnë të jenë në fokusin e vëmendjen tonë veçanërisht të gjithë atyre që përfshihen në jetën politike dhe nivele të ndryshme të bashkëqeverisjes.
Së pari, më vjen mirë që këtë radhë nga shoqëria civile na paraqitet një produkt me ide të avancuara për domosdoshmërinë e thellimit të reformave e decentralizimit të pushtetit dhe për mënyrën sesi mund të përshpejtohet më tej procesi i zhvillimit të vendit. Këto ide, të bazuara në një analizë mjaft kritike dhe profesionale dhe të panashme të gjithçkaje që kemi mundur të realizojmë vetëm në dy–tre vitët e fundit, e përforcojnë dobine e përfshirjes së ekspertizës nga shoqëria civile në çështjet themelore të zhvillimit të vendit. Kam këmbëngrlur disa herë në domosdoshmërinë e partneritetit nga organizatat jo-fitiminprurëse në proceset e përpunimit të politikave dhe strategjive dhe reformave dhe zbatimin e tyre. Për këto shpesh herë është kuptuar dhe komentuar si përfshirëse edhe si modë të përfshirjes, por jo si një partneritet real qëlidhet plotësisht me përmbajtjen dhe ritmin e reformave, duke pasur të njëjtin seriozitet në ndikimin e tyre në vendimmarrje dhe në mbikqyrjen e progresit real.Ky produkt që prezantojmë sot pra, është një nga shembujt e mirë për dobinë e padiskutueshme të këtij partneriteti midis autoriteteve qeverisëse dhe të shoqërisë civile.
E dyta, më lejoni të theksoj se fakti që për reformë reale të qeverisjes vendore mund të flitet vetëm pas vitit 1998, nuk do të thotë se ajo që kemi mundur të realizojmë është tashmë e përkryer. Unë bashkohem me konkluzionet e raportit të decentralizimit të avancuar me dy shpejtësi, duke i kushtuar përparësi kompletimit ligjor me ligje dhe rregulla të kuadrit ligjor në përputhje të plotë në kuadrin e decentralizimit të vetqeverisjes vendore. Ndërkohë që zbatimim i ligjeve të miratuara ka ecur me ngadalë veçanërisht me decentralizmin e pushtetit fiskal në të cilin, sidoqoftë, do hidhet një hap i rëndësishëm vitin e ardhshëm.
Vullneti politik i qeverisë për të zgjeruar kompetencat e pushtetit vendo,r duke thelluar më tej decentralizimin fiskal është shprehuar tashmë edhe në masat e paketës fiskale të projektbuxhetit të këtij viti që do të shqyrtohen dhe miratohen nesër në Kuvendin e Shqipërisë. Prandaj ne jemi të vendosur të shkojmë më tej, duke i kushtuar vëmendjen e duhur ndryshimin të mendësisë së qeverisjes të dy niveleve të pushtetit vendor dhe sidomos të plotësimit të kapaciteteve të administrimit të pushtetit lokal. Në këtë aspekt më lejoni të konsideroj se përmirësimi i decentralizimit dhe autonomisë vendore është bërë i domosdoshëm duke marrrë në konsideratë ndryshimet e thella demografike, përvojën e derisotme të qeverisjes lokale dhe kërkesat e procesit të stabilizim-asoocim europian. Konceptet e reja të pjesëmarrjes së publikut në qeverisjen vendore dhe në vlerësimin tonë duhet të zënë një vend të rëndësishëm edhe në dokumentin e përmirësuar. Për këtë qëllim qeveria parashikon të ndërmarrë veprime të shpejta, duke bashkëpunuar ngushtë më përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe me administratën vendore të të gjitha niveleve.
Tashmë është shtruar për zgjidhje çështja e madhësisë optimale të njësive territoriale administrative dhe është vënë në qendër të debatit kjo çështje me inisiativën e qeverisë që çohen përpara nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.Raporti mbi zhvillimin njerëzor që paraqitet jo vetëm që i bashkohet këtij debati, por i shton atij edhe elementë të tjerë të rëndësishëm përbërës siç është çështja e verifikimit të madhësisë territoriale të nivelit të dytë të qeverisjes vendore për t`iu përgjigjur më mirë funksioneve të përcaktuara me ligj për këtë nivel të pushtetit në përputhje të plotë me konceptet europiane rajonale të zhvillimit.
E treta, me inisiativën e qeverisë dhe natyrisht me mbështjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile, ka nisur tashmë procesi i përmirësimit të strategjisë kombëtare të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Ky proces ka në vëmendje përcaktim masash prioritare për zhvillimin e vendi,t duke hedhur vështrimin më tej se mandatet e ngushta qeverisëse, në mënyrë që të garantohen treguesit kryesorë të zhvillimit dhe procesi i integrimit europian të përshpejtohet. Natyrisht kjo strategji merr parasysh komponentët e decentralizimit dhe zhvillimit rajonal. Pra, pikërisht për këtë arsye, ka nevojë të përmirësohet, duke parashikuar dhe marrë në konsideratë hapa të mëtejshme të transferimit e funksioneve dhe përgjegjësive nga pushteti dhe administrata qendrore në atë vendore. Objektivat dhe aksionet për zhvillimin e rajoneve më të varfëra të vendit, si edhe burimet financiare të nevojshme për përmbushjen e këtyre objektivave duhet ë shoqërojnë këtë proces decentalizimi dhe transferimi të pushtetit.
Së fundi më lejoni të theksoj se bashkohem plotësisht me konkluzionet e raportit që përparimi i reformës në qeverisjen vendore mbetet aksion i përbashkët i pushtetit qendror dhe lokal dhe nuk mund të realizohet pa forcuar bashkëpunimin midis tyre. Duhet ta zhvillojmë më tej këtë konkluzin, duke theksuar domosdoshmëriën e mirëkuptimit objektiv dhe programor midis aktorëve politikë në mbështetje të këtyre reformave. Në këtë funksion klima e re politike e krijua,r ashtu si edhe aspekte të tjera të zhvillimit prioritar politik ekonomik dhe shop,qëror të vendit, krijon mundësi reale për të hedhur hapa konkretë në zbatimin e këtyre reformave dhe besoj se të gjithë aktorët do të integrohen në të.
Faleminderit për vëmendjen!