E Hënë, 2 Nëntor 2026

“E paralajmëruam 9 ditë më parë në Fax News”/ Avokati: Goditja ndaj Kalasë e qëllimshme, tentativë për vrasje (PAMJET)

Avokati Altin Goxhaj ka publikuar pamjet e sulmit policor ndaj aktivistit dhe gazetarit Aulon Kalaja.

Sipas tij, goditja ndaj tij ka qenë e qëllimshme.

“Aulon Bej Kalaja nuk është godit rastësisht, e paralajmëruam 9 ditë më parë në Fax News që është pjesë e Listës së Zezë të Qeverisë“, shkruan avokati.

Postimi i avokatit Altin Goxhaj:

Ja goditja e qëllimshme ndaj Aulonit pas koke, për tentativë për vrasje!

Jemi tek Spitali i Traumës.

Ka target të qartë policia këto ditë! Nuk është rastësi, Aulon Kalaja që ka organizuar mbi 150 protesta në Shqipëri, është njeriu më paqësor që kemi njohur ndër vite në Shqipëri!

Aulon Bej Kalaja nuk është godit rastësisht, e paralajmëruam 9 ditë më parë në Fax News që është pjesë e Listës së Zezë të Qeverisë dhe ju e dini pse dhe nga kush!!! Skënder Hitaj e nisi dje me ne, sot bëri goditjen e rëndë!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›