E Hënë, 2 Nëntor 2026

E plagosi për një vend parkimi, pamjet nga momenti i sherrit në Kamëz

Një sherr i cili ka përfunduar në plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e djeshme në Kamëz.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar momentin e plagosjes në Kamëz ku autori Emanuel Buci, 23 vjeç dhe i plagosuri Mikel Xhetani 29 vjeç u konfliktuan për një vend parkimi.

Në foto duket momenti që autori del nga garazhdi dhe pas përplasjes me të riun nxjerr pistoletën dhe e plagos në këmbë

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›