E Diel, 1 Nëntor 2026

E premtja me vranësira dhe reshje lokale, rrezik për stuhi në veri e lindje

TIRANË, 24 korrik ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash, më të theksuara në mesditë dhe pasdite.

Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra me shkarkesa elektrike e breshër, kryesisht veri e lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi 9m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet kryesisht jugperëndim era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 21/31 Re shi diell
Kukës 16/26 Re shi diell
Lezhë 23/31 Re shi diell
Dibër 15/26 Re shi diell
Durrës 21/31 Re shi diell
Tiranë 23/32 Re shi diell
Elbasan 16/32 Re shi diell
Berat 20/32 Re shi diell
Vlorë 22/30 Re shi diell
Korçë 17/27 Re shi diell
Gjirokastër 19/31 Re shi diell
Sarandë 24/30 Re shi diell

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›