E Hënë, 2 Nëntor 2026

E rëndë, dy adoleshentë vrasin 14-vjeçarin në Paris pasi nuk pranoi t’u jepte celularin

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku një 14-vjeçar ëhstë vrarë me thikë. Dy adoleshentë të moshës 16 dhe 17 vjeç kaë goditur me thikë 14-vjeçarin pasi ky i fundit nuk pranoi t’u jepte celularin.

Ndërsa i mituri po linte stërvitjen e futbollit, në mbrëmje, dy persona i kërkuan telefonin. Kur ai nuk pranoi ta dorëzonte, 14-vjeçari u godit me thikë në shpatull.

Një mik i tij që ndodhej në vendngjarje i dha ndihmën e parë dhe ishte po ai që ndihmoi autoritetet në identifikimin e autorëve, njoftoi prokuroria.

Dy adoleshentët, banues në Paris, janë arrestuar dhe rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm.

Sipas prokurorisë, dy adoleshentët ishin të njohur për organet e akuzës për vjedhje dhe krime të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›