E rëndë, ndërron jetë në spital 14-vjeçari që u plagos me thikë në Maliq

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maliq, ku pas një konflikti mes dy adoleshentëve, njëri prej tyre ka mbetur i palgosur rëndë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.
Bëhet me dije se pas një sherri në fshatin Pirg, dy adolesshentë janë kofliktuar me thika, dhe E.Xh 14-vjeç ka mbetur i plagosur.
Menjëherë ai është transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ku disa minuta më vonë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.
Njoftimi:
Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.