E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Durrës, babai plagos me thikë vajzën

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur këtë mëngjes pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një vajzë dhe një djalë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, por dëshmi të pakonfirmuara ende zyrtarisht nga policia, babai ka plagosur vajzën e tij dhe dhëndrin me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në një dyqan peshku ndërsa të plagosurit janë transportuar me makina të rastit me urgjencë në spital.

Gjendja e tyre nuk dihet ende, por mësohet se kishin marrë disa plagë nga goditjet me thikë./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›