E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Finiq, dy persona të maskuar grabisin dhe dhunojnë çiftin e moshuar në banesën e tyre

Rreth orës 01:00 të mëngjesit, në fshatin “Lefter Talo” të Finiqit, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç, dhe kanë kryer një grabitje. Autorët kanë marrë një shumë parash dhe dyshohet se gjatë ngjarjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe.

Çifti i moshuar ka pësuar lëndime si pasojë e dhunës së ushtruar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›