E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Greqi, gjendet i vdekur çifti në banesë!

Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të enjte në një apartament në qendër të Athinës. Mediat greke raportojnë se policia ka gjetur një çift të vdekur.

Sipas mediave trupi i gruas ishte në gjendje dekompozimi të avancuar ndërsa burri, 66 vjeç, u gjet me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, e vendosur pranë çiftit të vdekur.

Hetimet janë në fazën fillestare dhe një mjek ligjor pritet në vendngjarje për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›